Çfarë ironie tek Liverpuli, Salah-Nunjez krijojnë më shumë raste, por shënojnë më pak gola!

Është dyshja e shkëlqyer sipas statistikave. Asnjë repart sulmues i tillë nuk krijon aq shumë raste për gol, dhe nuk ka aq shumë gjuajtje në portë say jet e Liverpulit, Mohamed Salah e Daruin Nunjez, por nga ana tjetër, ata janë të dytët më të këqinjtë në Premier Ligë për kthimin e rasteve në gola. Një problem i madh për të kuqtë e trajnerit Jurgen Klop që nuk është se kanë luajtur keq në sulm, por nuk kanë marrë frytet e duhura. Për fat të keq, sulmuesit dëmtuar si Zhota, Firmino apo Diaz nuk mund të kthehen në kohë për të ndihmuar.

Sfidanti.al