Në La Ligë duket e vështirë tani që Barcelona ka krijuar një diferencë prej 8 pikësh dhe jemi përtej muajit shkurt. Reali i Madridit duket se po i jep përparësi Championit dhe trajneri Karlo Ançeloti vendosi që ta lerë pushim Karim Benzemanë këtë fundjavë në ndeshjen e kampionatit ndaj Osasunës. Benzema nuk udhëton për në Pamplomë, shkruajnë mediat e Madridit, ndërsa ai pati probleme fizike këto ditë. Rëndësi ka ndeshja e javës që vjen në “Anfild” ndaj Liverpulit, ndërsa në La Ligë nuk dihet sesi shkojnë punët.
Sfidanti.al