Berluskoni: E doja Milanin në majë të botës, krenar që ia dola!

Është një nga presidentët që ka fituar më shumë, ndonëse vetëm legjendari Santiago Bernabeu mund t’ia kalojë. i tillë Silvio Berluskoni që sot është pronar dhe presidenti i Monzës, por që do të mbahet mend për periudhën tek Milani. Nga viti 1985 deri pak vite më parë kur shiti klubin, ai fitoi 5 Champions, shumë tituj në Serinë A dhe mjaft kupa të tjera. “Milanin e doja skuadrën më të fortë në botës dhe ia dola, – thotë Berluskoni, – jam krenar për këtë. Gjatë gjithë jetës sime kam realizuar ëndrra që të tjerëve u janë dukur të parealizueshme”.

Sfidanti.al