Mesi vazhdon shkëlqimin në Kupën e Botës në Katar!

Nuk është në formën e tij më të mirë, ose të paktën kundërshtarët e mbulojnë fort. Lionel Mesi nuk ka mundur të jetë shpërthyer në këtë Botëror për Argjentinën, siç ka bërë këtë sezon për Paris SG, por gjithsesi statistikat e tij nuk janë aspak për t’u sharë. Kapiteni argjentinas është shpallur 2 herë lojtari më i mirë i ndeshjes, në 3 sfida në grup. Po ashtu, ai është i dyti në renditjen e shënuesve me 2 gola, i treti në atë të asistëve me 1, i dyti për gjuajtjet (13) dhe i pari për gjuajtjet në kuadrat (6), i dyti për rastet e krijuara (9), i dyti për driblimet e realizuara (8) dhe i dyti për prekjen e topit në zonën kundërshtare. Po ashtu, është i dyti për pritshmërinë e shënimit të golave, si dhe ka kontribut në 60 për qind të rrjetave të Argjentinës!

Sfidanti.al