Legjenda Pele në kushte të vështira në spital!

Kimioterapia thuhet se nuk po jep rezultatet e dëshiruara, ndërsa duket se “Mbreti i Futbollit” ka probleme për shkak të një sëmundjeje në mëlçi që i shkakton çrregullime nervore. Jo vetëm kaq, por edhe thuhet se Pele ishte konfuz nga ana mendore kur mbërriti sërish në spital, dhe nuk mund të ishte ndryshe për një njeri që po vuan nga ana shëndetësore prej kohësh. Pele është 82 vjeç dhe po kurohet nga tumori, i shtruar disa herë në spital. Mjekët në Sao Paulo do të bëjnë ç’mos ndonëse nuk dihet nëse do të kenë sukses. Vajza e tij, Keli Nashimento, shkruajti në Instagram se nuk ka nevojë për alarm sepse shtrimi në spital për Pelenë ishte i parashikuar.

Sfidanti.al