Mesi nuk vdes kurrë, mbi 1300 gola dhe asistë në më pak se 1000 ndeshje!

Paraqitja e tij për Argjentinën në “Uembli” kundër Italisë ishte mbresëlënëse. Lionel Mesi shërbeu 2 asistë në fitoren 3-0, në atë që u quajt “finalisima” mes kampionëve të Amerikës Latine dhe Europës, ndërsa tregoi se klasi i tij mbetet tepër i lartë. Legjenda argjentinase ka 81 gola e 51 asistë për ekipin përfaqësues, për të cilin ka luajtur 161 ndeshje. Në karrierën me ekipet e klubeve, që janë Barcelona dhe sezonin e kaluar Paris SG, Mesi ka 812 ndeshje, 683 gola dhe 318 asistë. Në total, do të thotë 973 ndeshje, 764 gola dhe 369 asistë, që do të thotë mbi 1300 gola e asistë në më pak se 1000 ndeshje. Asnjë lojtar tjetër në historinë e futbollit nuk i ka këto statistika. Shpresa e tij e madhe është që të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën në Katar këtë vit, për të realizuar të njëjtën gjë që bëri Maradona në 1986 në Meksikë. Po ashtu, shpreson të fitojë Championsin edhe me Paris SG që do të ishte titulli i tij i pestë, baraz me Kristiano Ronaldon.

Sfidanti.al