Një ditë përpara sesa të luhej finalja e Ligës së Kampionëve, sulmuesi i Realit të Madridit shënoi një rrjetë rutinë në “Stad dë Frans” të Parisit, ndërsa vazhdonte seanca stërvitore e skuadrës së Karlo Ançelotit. Ishte një pasim në krahun e kundërt dhe Vinisius vrapoi pas shpinës së mbrojtjes në shtyllën e dytë të portierit duke e goditur topin fort drejt e në rrjetë. Këtë gol, braziliani e përsëriti në finalen ndaj Liverpulit, dhe ishte ai aksion që vendosi fatin e Championsit. Anglezët të mos thonë se nuk ishin paralajmëruar, por thjesht duhej të kishin pasur një spiun në stadiumin parizien.
Sfidanti.al