Alonso: Ajo që ndodhi me Mik Shumaherin duhet të na bëjë që të mendojmë!

Piloti gjerman, djali i legjendë së Formula 1, Mikael Shumaher, shpëtoi për fije të perit pas një aksidenti të frikshëm gjatë Çmimit të Madh të Montekarlos. Mik Shumaherit i doli makina e tij Has nga kontrolli dhe shkoi e u përplas fuqishëm në muret anësore të pistës, që në këtë rast ishin rrugët e qytetit të Principatës. Makina e tij u shkatërrua dhe u nda në dysh, por për fat pjesa ku qendron piloti i rezistoi goditjes. Shumi i ri doli nga mjeti pa dëmtime. “Ajo që ngjau me Mik Shumaherin duhet të na bëjë që të mendojmë, – tha dy herë kampioni i botës, Fernando Alonso, – për fat është mirë, por ishte një aksident i rrezikshëm, shpresoj të nxjerrim mësime”. Edhe pse kanë ndodhur shpesh aksidente dhe ka pasur edhe lëndime, sërish në Formula 1 nuk po arrin të marrë masat e duhura për t’i shmangur rreziqet, ndonëse që pas vdekjes së Senës në 2014, fatalitet ka qenë vetëm francezi Zhyl Blanshi në Suzuka të Japonisë në tetor 2014.

Sfidanti.al