Nuk ka shpjegim tjetër sidomos në një klub kaq “kurrnac” sa ai bavarez. Drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, është shprehur (sipas mediave gjermane) se “do t’i bëj Sadio Manesë një ofertë që nuk do të mundë ta refuzojë dot”. Kjo ofertë, sipas mediave, arrin në 20 milionë euro në sezon dhe kjo do të thotë se drejtuesit në “Zebener Shtrase” e kanë mbledhur mendjen që do ta humbasin Robert Levandovskin. Kjo, sepse polaku merr një rrogë prej 25-30 milionë eurosh në sezon, dhe do të duhet të “lirohen” fondet nga pagesa e tij që të paguhet Maneja. Trajneri Julian Nagelsman e ka kërkuar me ngulm sulmuesin afrikan të Liverpulit.
Sfidanti.al