Së pari, “gauçosit” kanë thyer arritjen e tyre të madhe prej 31 ndeshjesh pa asnjë humbje. Sot, nën udhëheqjen e kapitenit Lionel Mesi, kombëtarja argjentinase arriti në 32 ndeshje radhazi pa disfatë, dhe kjo arritje u realizua në mënyrën më të bukur të mundshme. Fitore 3-0 ndaj Italisë në “finalisimën” e “Uemblit” të Londrës, mes kampiones së Europës dhe kampiones së Amerikës Latine. Udhëheqja e Mesit u ndje sepse ai dha dy asistë, ndërsa golat u shënuan nga Lautaro Martinez në 28’, Angel Di Maria në 45’+1 dhe Paulo Dibala në 90’+4. Me atë që u pa në fushë, rezultati duhej të kishte qenë shumë më i thellë, pasi Argjentina mund të kishte shënuar 6 apo 7 gola. Tashmë, “bardhekaltërit” synojnë rekordin botëror të pathyeshmërisë të arritur pikërisht nga kjo Itali e Roberto Mançinit, me 37 ndeshje radhazi pa humbje. Mesi e tregoi veten se, nëse nuk arrin të jetë shënues i madh si dikur, mbetet regjisor i paarritshëm dhe ka 47 asistë për ekipin kombëtar.
Sfidanti.al