Borxhet nuk shlyhen me “frymën e shenjtë” dhe mrekullitë në fushën e ekonomisë nuk para ndodhin. Këtë e ka të qartë Barcelona, dhe presidenti Zhoan Laporta po bëhet gjithnjë e më shumë me krijimtari (apo kreativ, siç themi sot me “shqipen” e re) duke shpikur mënyra të reja për të krijuar të ardhura. Mediat spanjolle lajmërojnë se klubi katalanas ka vendosur të lejojë tifozët të provojnë kënaqësinë për të luajtur në fushën e stadiumit legjendar “Kamp Nou”, mjaftojnë që të paguajnë për këtë kënaqësi. Oferta “blaugrana” është 300 euro për person, dhe nuk dihet nëse është e negociueshme. Barcelona shpreson të krijojë disa të ardhura në këtë mënyrë, për të mbyllur disa “vrima”. Dikur ka qenë një statistikë që Reali i Madridit fitonte 85 000 euro në ditë vetëm nga biletat e turistëve që vinin për të parë “Santiago Bernabeun”.
Sfidanti.al