Trajneri anglez i CSKA-së së Sofies jep dorëheqjen për shkak të … racizmit të tifozëve të tij!

Shumë vite më parë, një vajzë italiane nga Verona, me emrin Mauricia, tregonte për miqtë e saj shqiptarë sesi tifozët e Hellas Veronës ofendonin një sulmues të ekipit të tyre vetëm sepse ai ishte zezak, ndërsa ishin kohët kur për veronezët luante Erion Bogdani (2004-2005). Një e tillë ndodh edhe në Bullgari, me tifozët e CSKA-së së Sofies. Në radhët e skuadrës bullgare luajnë disa futbollistë të huaj që janë zezakë dhe ofendohen nga tifozët racistë të ekipit të tyre. Kjo sjellje ka bërë që trajneri anglez i CSKA-së, Alan Pardju (Pardew) të japë dorëheqjen në shenjë proteste. Kjo, pasi tifozët u hodhën banane lojtarëve zezakë. Natyrisht, flitet për një pjesë të vogël të publikut, që u zemërua pasi CSKA-ja humbi finalen e Kupës së Bullgarisë ndaj rivalit të qytetit, Levskit të Sofies.

Sfidanti.al