Kieza-Vlahoviç, dyshja e lavdishme e Fiorentinës mund të shpëtojë Juven!

Në “djall” skemat e Maks Alegrit, pasi shpesh herë janë futbollistët që vendosin në fushë. Tek Juventusi shpresojnë që të funksionojë ajo dyshe e sulmit që ka pasur të njëjtën fanelë të veshur më parë. Flasim për Dushan Vlahoviçin dhe Federiko Kiezën, të cilët Juventusi i ka marrë që të dy nga Fiorentina. Për Vlahoviçin u shpenzuan 75 milionë euro, ndërsa për Kiezën mund të arrihet në 60 milionë euro. Që të dy ish-sulmuesit “vjollcë” janë të dëmtuar, Kieza me një dëmtim të gjatë, ndërsa Vlahoviç me një problem në rrëzë të kofshëve që shpresohet të mos i bëhet kronik. Gjithsesi, tifozët i presin së bashku në fushë, diçka që nuk ka qenë e mundur këtë edicion, pasi Vlahoviç erdhi në janar, kur Kieza ishte i dëmtuar.

Sfidanti.al