Në fund të fundit duhen plotësuar disa kushte, dhe Loja e Ndershme Financiare qenka ndërtuar në mënyrë të tillë nga UEFA, që Paris SG të mos i hyjë asnjë “gjemb në këmbë”. Klubi i fuqishëm francez është gati t’ua hedhë Realit të Madridit për talentin Orelie Çuameni. Monako kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij, dhe Reali është gati të japë deri 80 milionë, por sipas mediave spanjolle nuk dëshiron të shkojë më larg. Shifra 100 milionë euro sipas “Markës” është një çmendur ekonomike. PSG nga ana tjetër siguron se mund ta paguajë pa problem këtë “taksë”.
Sfidanti.al