Bajerni e Dortmundi kanë një “Der Klasiker” për Sasha Kalajxhiçin

Këtë sezon ka shënuar vetëm 6 gola e ka shërbyer 2 asistë, ndonëse nuk duhet harruar se ka luajtur vetëm 15 ndeshje, dhe e kanë shqetësuar dëmtimet. Gjithsesi, Sasha Kalajxhiç është një lojtar 24-vjeçar që e tregoi veten në 2020-2021 me 16 gola e 6 asistë në 33 ndeshje për Shtutgartin, ndaj edhe dy klubet kryesore të Gjermanisë, Bajerni e Dortmundi, kërkojnë ta kenë në radhët e veta. Sipas traditës gjermane, kartoni i sulmuesit austriak nuk pritet të jetë shumë i shtrenjtë dhe “transfermarkti” e vlerëson në 20 milionë euro. Kjo mund të rritet disi nga konkurrenca, por kurrë mbi 25 apo 30 milionë euro. A do ta marrë Bajerni Kalajxhiçin? Do ta synojë nëse transferon Levandovskin, ndryshe nuk ka kuptim. Dortmundi e kërkon me ngulm, por sulmuesi ka mundësi edhe të vazhdojë për një sezon tjetër tek Shtutgarti. “Do të bëj atë që do të jetë më e mirë për mua, dhe kjo nuk ka lidhje edhe aq me paratë”, – thotë ai.

Sfidanti.al