Një vit transformues, gjysma e trajnerëve në NBA janë zezakë!

Shembulli më tipik është ai i Ime Udokës, 45-vjeçarit nga Nigeria e që sot ka nënshtetësinë amerikane, dhe që arriti finalet e NBA-së në drejtimin e Boston Sëlltiksave. Udoka ishte lojtar me Nju Jorkun, San Antonion, Portlendin e Sakramenton, ndërsa prej vitesh thuhej se duhej të bëhej kryetrajner në një ekip të NBA-së. Kjo nuk ndodhi deri vjet, e për shumë vite ai punoi si ndihmës trajner tek San Antonio, Filadelfia e Bruklini. Pas një “stazhi” 9-vjeçar, Udokës më në fund iu dha mundësia dhe e tregoi veten. “Nuk e di pse u desh të pritej kaq gjatë”, – thotë Xhejlën Braun, ylli i Sëlltiksave. Gjithsesi, amerikano-nigeriani nuk është i vetëm pasi sot, sipas statistikave, 50 për qind e trajnerëve në ekipet e basketbollit amerikan janë zezakë. Një ndryshim i madh në krahasim me vetëm pak kohë më parë.

Sfidanti.al