Lukaku heq dorë nga 5 milionë euro vetëm që të rigjejë lumturinë!

Paraja nuk është gjithçka, sidomos kur fiton “me grushta”, dhe aq më tepër kur ke humbur atë që i jep kuptim jetës, lumturinë. Romelu Lukaku mund të jetë një njeri i pasur, një stërmilioner që fiton shumë gjatë karrierës si futbollist, por këtë sezon tek Çelsi nuk mundi të ishte as protagonist, as shpesh titullar, dhe të mos shënonte shumë gola. Një edicion i dështuar për gjigandin belg, dhe kjo e ka bindur se duhet të kthehet tek Interi, aty ku e kishte lumturinë për 2 sezone me radhë nën drejtimine Antonio Kontes. Dakord, trajner sot tek zikaltërit është Simone Inzagi, por gjithsesi Inter do të thotë lavdi për Lukakun, me 24 gola në Serinë A vitin e kaluar duke u shpallur edhe lojtari më i mirë.

Sfidanti.al