Mesi thellon rekordin personal të asisteve, me 18 në vitin 2022!

Në 2011, 2018 dhe 2020 kishte arritur të jepte nga 16 asistë, përveç golave të shumtë, por argjentinasi nuk ka ndërmend të ndalet lehtë. Lionel Mesi arriti në 18 asistë në 2022, kur duhen ende më shumë se 3 muaj deri në përfundim të vitit, ndërsa rekordin e kaloi me asistin në ndeshjen e ligës franceze ndaj Brestit si dhe me atë që shërbeu në sfidën e Championsit në fushën e Makabit të Haifës, kur edhe shënoi një gol. Në total, Mesi ka 367 asistë për Barcelonën, Paris SG dhe Argjentinën, si dhe 774 gola. Kjo do të thotë 1 141 gola dhe asistë në 984 ndeshje. Vështirë që ndonjë lojtar i historisë së futbollit të ketë arritur në këto nivele. Edhe diçka tjetër, për këtë sezon Mesi është lojtari më i mirë i të 5 ligave kryesore europiane me notë mesatare 8.82.

Sfidanti.al