Barcelona do ta kishte kaluar krizën vetëm me klauzolat e transferimit për yjet!

Në Spanjë dihet se këtë e kanë traditë dhe e pëlqejnë shumë, sikur të ishte një garë me dema. Ndonjëherë, edhe më interesante sesa paraqitjet në fushë duken shifrat e klauzolave të transferimit të yjeve, dhe këtu nuk bën përjashtim as Barcelona. Katalanasit njoftuan rinovimin me mesfushorin e shkëlqyer, Gavi, dhe përveç deklaratës “standard” të futbollistit se “e kisha gjithmonë të qartë se doja të qendrojë këtu”, erdhi edhe lajmi për shifrën 1 miliardë euro që duhet paguar për kartonin e tij. Tek Barça ka disa lojtarë të tillë, ndërsa ka edhe me klauzola qindra milionë euro, pasi në ekip janë Dembele, Levandovski, De Jong, Pedri, Arauho, Erik Garsia, Rafinja apo edhe vetë Gavi. Me gjithë këto shifra, klubi katalanas do t’i kishte larë borxhet me kohë.

Sfidanti.al