Është padyshim portier shumë i mirë, madje këto kohë mund të cilësohet pasardhës i vërtetë i legjendave të dekadave të fundit si Bufon, Kasijas apo Çeh. Tibo Kurtua ndihmoi sezonin e kaluar Realin që të fitonte Championsin me pritjet e jashtëzakonshme në finalen e Parisit ndaj Liverpulit, ndërsa po vazhdon në të njëjtin nivel. Mediat spanjolle shkruajnë se “gardiani” belg ka pritur 24 nga 25 gjuajtjet e fundit që janë bërë në kuadratin e portës së tij në Champions. Në 4 ndeshjet e fundit (Siti, Liverpul, Sëlltik, Lajpcig) ai ka pësuar vetëm një gol nga Rijad Mahrez në “Santiago Bernabeu”.
Sfidanti.al