Tashmë ka 9 gola në vetëm 6 ndeshje për Barcelonën, si dhe ka dy pasime për të shënuar të tjerët. i tillë Robert Levandovski që po e vazhdon në “Spotifaj Kamp Nou” aty ku e la në “Alianc Arenë”. Sulmuesi polak është një legjendë e golit dhe katalanasit po përfitojnë shumë nga prania e tij. Në sfidën në Kadis për La Ligën, aty ku u arrit fitorja e parë që nga viti 2006, Levandovski luajti pak, 33 minuta, pasi trajneri Ksavi deshi ta mbante të shlodhur për ndeshjen në Mynih ndaj Bajernit në Champions. Gjithsesi, edhe pse hyri në fushë në 57’, Leva shënoi gol dhe shërbeu dy asiste. Këtë sezon ai ka mesataret një gol ose asist në 40 minuta!
Sfidanti.al