Arsenali përballet me një kërcënim serioz nga Gjermania në lidhje me të ardhmen e kapitenit Martin Odegaard. Në një kohë kur klubi londinez po negocion rinovimin e kontratës me mesfushorin norvegjez, në skenë ka dalë Bayern Munich, i cili ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas raportimit të “Sky Sport Deutschland”, drejtuesit e klubit bavarez e vlerësojnë prej kohësh 27-vjeçarin dhe kanë ruajtur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e tij. Madje, Odegaard nuk do të ishte indiferent ndaj interesimit të Bayern-it, pasi, pavarësisht se ndihet mirë te Arsenali, mund ta imagjinojë veten në të ardhmen me fanellën e gjigantëve gjermanë.

