Edhe pse me konflikte, treshja Mesi-Nejmar-Mbape mbetet e paprekshme

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, atë ndaj Brestit, nuk është se patën ndonjë shkëlqim të madh. Paris SG ia doli vetëm 1-0 në “Parkun e Princave”, tepër pak për talentin dhe pagesat financiare që fitojnë lojtarët e ekipit, e për më tepër me pikë të njëjta me Marsejën këtë sezon, nga 19. Gjithsesi, treshja e madhe mbetet e tillë. Ndaj Brestit, golin e shënoi Nejmari me asistin e shkëlqyer të Mesit, ndërsa Mbape këtë herë thjesht ishte në fushë. Nejmari ka 10 gola dhe 7 asistë në 9 ndeshje gjithsej këtë sezon, nga të cilët 8 gola dhe 6 asistë ika në 7 ndeshje të kampionatit. Nga ana tjetër, Mesi ka 4 gola dhe 7 asistë në 9 ndeshje, duke u vënë më shumë në shërbim të shokëve. Kilian Mbape gjithashtu është pjesë e spektaklit të PSG-së pasi në 6 ndeshje që ka luajtur këtë edicion, ka shënuar 9 gola, ndonëse ka shërbyer vetëm 1 asistë. Kjo do të thotë se treshja e madhe pariziene ka në mënyrë të kombinuar, 23 gola dhe 18 asistë, diçka që nuk e ka asnjë treshje tjetër sulmuese në Europë dhe në Botë.

Sfidanti.al