Një turne në nivel global, por që u kthye thuajse në një çështje europiane. Italia dhe Polonia arritën në finalen e Kampionatit Botëror të volejbollit për meshkuj, që do ta luajnë sonte në Arenën e Katovicës, pra ku polakët do të jenë vendas. Italia, një skuadër klasike e këtij sporti, kthehet në finale pas 24 vitesh, ndërsa ka kryer një rrugë triumfale. Fitore e 3 ndeshjevë në grup, pastaj kalim 3-1 i Kubës në raundin e dytë, 3-2 ndaj Francës në një fitore të vështirë në çerekfinale dhe 3-0 bindëse ndaj Sllovenisë në gjysmëfinale. Polonia po ashtu ka bindur me fitoret në grup, me suksesin 3-0 në raundin e dytë ndaj Tunizisë, pastaj 3-2 tepër të fortë ndaj SHBA-së dhe sërish 3-2 në gjysmëfinalen e madhe ndaj Brazilit. Të dyja kombëtaret kanë nga 3 tituj botërorë, po aq sa Brazili duke mbetur prapa vetëm Bashkimit Sovjetik që doli 6 herë kampion i botës që nga 1949 deri në 1982.
Sfidanti.al