Mesi arrin 700 gola për ekipet e klubeve, i afrohet 800-ës në karrierë

Në Ligën e Francës ka 12 gola dhe 12 asistë në 20 ndeshje, dhe kjo është tepër shumë kur ka si shokë skuadre Kilian Mbapenë dhe Nejmarin. Lionel Mesi vërtet po luan një sezon të shkëlqyer në PSG, ndërsa është mbi 35 vjeç, e ka fituar më në fund edhe Kupën e Botës. Në total, me francezët ka 17 gola e 16 asistë në 28 ndeshje, ndërsa ka edhe 10 gola me Argjentinën. Për superyllin, ai që shënoi në portën e Marsejës ishte goli i 700-të për klubet në karrierë, ndërsa ka 98 për Argjentinën. Kjo do të thotë se është vetëm 2 gola larg shifrës mitike 800! Mesi ka gjithashtu 390 asistë në karrierë.

Sfidanti.al