Tallet Guardiola: Man. Junajtidi nuk fitoi 6 vjet sepse nuk shpenzoi!

Trajneri i Mançester Sitit e përgëzoi rivalin për suksesin në Kupën e Ligës, por nuk e kurseu një thumbim. Pep Guardiola bëri shaka duke thënë se Junajtidi pati arsye të forta financiare që nuk ia doli deri tani. “Ata nuk kanë fituar për 6 vjet sepse nuk kanë shpenzuar, – tha katalanasi, – në të vërtetë, ata kanë shpenzuar 700 milionë paundë këta vjet. Nëse nuk shpenzon, nuk fiton në futboll”.

Sfidanti.al