Superylli argjentinas triumfoi në mbrëmjen Gala të futbollit, ku u ndanë çmimet e më të dalluarve. Lionel Mesi u shpall Lojtari më i mirë i vitit nga FIFA për 2022-in pasi udhëhoqi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës në Katar. Presidenti Infantino i dorëzoi trofeun që është i dyti, dhe i pari që nga viti 2019. Mesi ka fituar 7 Topa të Artë, ndërsa të fundit e fitoi në 2021. Pas yllit të PSG-së u renditën Kilian Mbape dhe Karim Benzema.
Sfidanti.al