Po flasim për atë që ka bërë në Bundesligë dhe në Premier Ligë. Erling Halandi nuk po di të ndalet dhe me ritmet që po shfaq duket se nuk do ta ketë problem të kalojë legjendat e golit si Kristiano Ronaldo, Jozef Bican apo Lionel Mesi pa folur për të tillë si Pele, Pushkash, Romario apo Gerd Myler. Sulmuesi norvegjez i Mançester Sitit ka 20 gola në 14 ndeshje në ligën angleze, ndërsa në total ka 141 gola në 136 ndeshje radhazi në kampionate. Me Dortmundin në Bundesligë dhe me Salcburgun në kampionatin austriak ka 121 rrjeta në 122 ndeshje. Po ashtu, në 81 ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe Bundelsigë ka 100 kontribute për golat, nga të cilët 82 gola dhe 18 asistë. Një robot i vërtetë!
Sfidanti.al