Nejmari e luan futbollin për qejf, por shpesh bën “hara-kiri”!

Kartoni i kuq i marrë ndaj Strasburgut thuajse bëri që ekipi i tij të dështonte. Paris SG mbeti me 10 lojtarë kur ishte minuta e 62-të dhe rezultati ishte 1-1, ndërsa Nejmar iu drejtuar dhomave të zhveshjes me nervat në kulm. Superylli brazilian mori dy kartonë të verdhë në 2 minuta, pra edhe të kuqin, së pari pasi goditi me dorë një kundërshtar dhe se dyti pasi gjyqtari pretendoi se ai simuloi për të fituar një penallti. “Unë e luaj futbollin për të qenë i lumtur, jo për të qenë më i miri”, është aksioma e kapitenit të Brazilit, por gjithsesi hera-herës ai e tejkalon masën e “qejfit” dhe duket sikur deh veten në fushë dhe jo kundërshtarët. Tashmë, ai do të mungojë të paktën një ndeshje, por ndoshta edhe më shumë pasi u tregua shumë agresiv ndaj arbitrit.

Sfidanti.al