“Monstra” Haland, që nga viti 2018 ka 153 gola në vetëm 150 ndeshje!

Ka 14 rrjeta në 8 ndeshje në Premier Ligë, diçka që nuk besohet se ka ndodhur më parë. Ka 3 rrjeta në 2 ndeshje në Champions si dhe ka 6 për kombëtaren e Norvegjisë në po kaq sfida. Gjithsej, Erling Halandi ka 23 gola këtë sezon. Po ashtu, gjigandi norvegjez ka 3 asistë, që janë të gjithë në Premier Ligë madje dy prej tyre në ndeshjen e djeshme të Mançester Sitit ndaj Mançester Junajtidit (6-1). Në total, Halandi ka 176 gola në karrierë në 226 ndeshje gjithsej. Që nga viti 2018, ai është në lartësi shumë më të mëdha duke pasur gjithsej 150 ndeshje dhe 153 gola! Asnjë futbollist në botë nuk ka ritme të tilla.

Sfidanti.al