Kjo që ndodhi në Derbi, është ironi e fatit që kërkonim kur i luteshim zotit të futbollit. Sa ironike: kur Partizani u shpall “pronar i derbit”, të gjithë besimtarët e derbit luteshin që ndeshjen e vetme që i ka mbijetuar sëmundjes sonë, të mos e dinim fituesin qysh para ndeshjes!
Ajo që ndodhi mbrëmë në “Air Albania”, mund të gjykohet edhe si një apokalips i Derbit, për nga rrokullisja e ngjarjeve, më pas rezultati i pastër. Tirana me 10 vetë, i tregoi Partizanit se fati i ndeshjes nuk varet vetëm nga numri i futbollistëve në fushë, por nga logjika që nderton lojën…
Dhe ngjau : 10 futbollistë bardheblu ishin më të fortë se 11-të të Partizanit, duke vërtetuar edhe njëherë se beteja nuk varet nga numri i këmbëtve, por kërkon kokën në vendin dhe momentin e duhur! U treguan mjeshtra të situatës, çunat e Tironës, kur volumin e lojës ia lanë Partizanit dhe për vete mbajtën “nektarin” …kundërsulmin që të palos moralin!
Tani flitet për heroizmin e Tiranës, për mjeshtri aktori në harkun e 90 minutave, kur provoi të interpretonte me sukses të keqin dhe të mirin! Te keqin kur mbeti me 10 vetë dhe humbi një penallti, dhe të mirin kur në inferiotet mori peng fatin e lojës me anë të një modeli “vrasës”..kundërsulmi. Dhe çfarë kundërsulmi me anë të Xhixhës? Sikur kishte marrë përsipër misionin e dyfishtë: Tirana dukej me 11 futbollistë dhe jo mangët, ndërkohë na thau edhe lotët për Seferin e larguar!
Sfidanti.al