Tifozët e Arsenalit, nga urrejtja në dashuri për Granit Xhakën

Kështu e ka publiku, ata mijëra njerëz që vetëm shpenzojnë për futbollin dhe duan që të fitojnë vetëm diçka, kënaqësi. Ishin tifozët e Arsenalit që e mallkuan dhe e dërguan në djall Granit Xhakën pasi ai dikur luajti dobët dhe po ashtu iu kthye keq duke i ofenduar, por tashmë kohët kanë ndryshuar. Xhaka ishte i shkëlqyer për “topçinjtë” ndaj Totenhemit në fitoren e madhe 3-1 në derbi që ndihmoi ekipin të mbante me meritë kreun e renditjes në Premier Ligë. “Shikoni Xhakën, çuna, – shkruajtën tifozët në Tuiter, – ai është i shtyrë përpara nga urrejtja (për kundërshtarin), shikoni sesi po lulëzon”. Tifozët e cilësuan shqiptarin e Kosovës si një udhëheqës, ndonëse ish-kapiteni sot nuk e ka më shiritin.

Sfidanti.al