Miluoki është i pandalshëm me Adetokumbon, 6 fitore radhazi!

Realizoi tripëll dabëllin e dytë të sezonit, dhe në 4 ndeshje në parket, ka ndihmuar ekipin që fitojë. Miluoki Baks i ka rritur “xhirot e motorit” duke arritur 6 fitore radhazi e duke qenë shumë pranë kreut të renditjes në Konferencën Lindore në NBA. Suksesi i radhës ishte 136-113 ndaj Nju Orlinsit dhe Adetokumbo pati 35 pikë në 32 minuta në fushë, plus 16 topa në tabela e 10 asistë, duke shtuar edhe 2 vjedhje topi. “Unë thjesht dua që të jem agresiv, – tha lojtari më i mirë i finaleve të NBA-së sezonin e kaluar, – unë ndihem më mirë kur jam i tillë sepse krijoj mundësi për gjuajtje për vete dhe për ekipin”. Janisi, kampion në fuqi i NBA-së, mungoi 5 ndeshje radhazi për shkak të Kovidit, ndërsa në këto 4 ndeshje ka mesataren 33 pikë, 11.5 topa në tabela dhe 6.5 asistë për çdo paraqitje. Nju Orlinsi e mbrojti fort Adetokumbon, por as nuk mundi ta ndalte, dhe po ashtu la shumë hapësira për lojtarët e tjerë vendas. Holidei shënoi 21 pikë, Alen 16, Portis 14 dhe Konauton 9, ndërsa Midëlton, Divincenzo apo Bruk Lopez nuk luajtën. Miluoki është në vend të tretë në Lindje me 25 fitore e 13 humbje, ndërsa Çikago kryeson me 24 fitore e 10 humbje.

Sfidanti.al