Një vlerësim të tillë në bazë të statistikave e bëri faqja e specializuar sportive në interner, “kushshënoi” (ëhoScored.com). Sipas saj, qendërmbrojtësi i Frajburgut, Niko Shloterbek, është paraqitur në gjysmën e parë të sezonit më mirë sesa emra të shquar të kontinentit europian si Van Dajk, Ruben Dias, Alaba, Zyle, Upamekano, Bonuçi apo Shkriniar. Me notën 7.37 ai ka notën më të lartë se çdo lojtar i Frajburgut, e mjaftueshme për të qenë në formacionin e sezonit të Bundesligës deri tani. Mbrojtësi i ri është ndër më të mirët në kapjen e topave nga kundërshtarët, duke fituar 80 për qind të ndërhyrjeve. Jo më kot, Frajburgu ka pësuar më pak gola sesa çdo ekip tjetër në kampionat deri tani, dhe jo më kot Bajerni është duke u interesuar për shërbimet e tij në të ardhmen.
Sfidanti.al