Trajneri i Atletikos së Madridit ka një mendim krejt personal për një sjellje të tillë, një lloj etike në fillim dhe në fund të ndeshjeve të futbollit. Diego Pablo Simeone është kundër dhënies së dorës mes trajnerëve kundërshtarë duke e quajtur veprim fals, dhe nuk garanton se do t’ia japë dorën Jurgen Klopit në “Anfild”.
