Sipas mediave në Katalonjë, shkarkimi i teknikut aktual nuk është çështje “nëse”, por “kur”, pra është e sigurt që do të ndodhë. Me përmirësimin e gjendjes financiare të klubit, Barcelona mund të veprojë edhe për stolin dhe sipas gazetave, presidenti Laporta ka një listë me 5 kandidatë për të zëvendësuar Ronald Kumanin. Më i pëlqyeri, por më i vështiri për t’u arritur është Jurgen Klopi që ka kontratë me Liverpulin deri në 2024, dhe që do të marrë një vit pushim më pas. E qartë që në “Kamp Nou” nuk mund të presin deri në 2025. Kandidatët e tjerë janë Ksavi, Pirlo, Roberto Martinez i Belgjikës dhe Ten Hag i Ajaksit.
Sfidanti.al