Boksieri shqiptar Alban Beqiri, kalon në raundin e dytë të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Beograd të Serbisë. Beqiri triumfoi në peshën deri 71 kg ndaj boksierit nga Kenia, Bonifejs Maina, duke fituar unanimisht me pikë nga ana e të 5 gjyqtarëve. Beqiri është kampion i Ballkanit në fuqi dhe një nga boksierët më të mirë në vendin tonë. Në raundin e dytë ai do të ndeshet me Saimonas Banisin e Lituanisë, me qëllim për të kaluar në 16 më të mirët, që do të ishte një arritje e rëndësishme për boksin shqiptar.
Sfidanti.al