Klopi nis një luftë fjalësh me Atletikon: Nuk më pëlqen stili i tyre!

Trajneri i Liverpulit theksoi se ka respekt shumë të madh për kolegun e tij, Diego Pablo Simeone, por po ashtu se nuk do ta hapte televizorin për të parë një ndeshje të skuadrës së tij. Klop do të jetë nesër në fushën e Atletikos së Madridit, në ndeshjen e tretë në grup në Champions, dhe shumëkush kujtohet për eleminimin që kampionët e Europës patën nga spanjollët në 2020. “A më pëlqen stili i tyre i futbollit? – tha gjermani, – jo edhe aq. Unë pëlqej një tjetër lloj futbolli. Gjithsesi, nuk është e nevojshme që ta pëlqej që ata të jenë të suksesshëm. Atletiko ka një skuadër shumë të mirë, edhe pse kohët janë të vështira. Për mua, ata janë favoritë për të fituar sërish La Ligën”.

Sfidanti.al