Ka marrë dy ditë leje, e ndoshta mund të ketë edhe ndonjë tjetër. Mauro Ikardi është në një moment të vështirë të jetës së tij, ndërsa Paris SG po i jep kohë që të zgjidhë problemet familjare. Sipas të gjitha gjasave, sulmuesi argjentinas është duke u ndarë nga gruaja, Uanda Nara, pas plot 8 vitesh lidhjeje së bashku duke pasur edhe fëmijë. Që pas mesazhit të saj në rrjetet sociale duke akuzuar se “prishe edhe një tjetër familje”, erdhi postimi i Ikardit që nënkuptonte se gjërat do të rregulloheshin, por nuk vonoi përgjigja e Uandës. Domethënia ishte e qartë sepse ajo hodhi në rrjete një foto të dorës së saj pa unazë në gisht shoqëruar me një “mirëdita, më pëlqen më shumë dora ime pa unazë”! Më qartë se kaq …!
Sfidanti.al