Sulmi i Di Kanios ndaj Lukakut: Sa lojtar i mërzitshëm!

Për ish-yllin italian të Lacios dhe të Uest Hemit, belgu nuk i vlen ato 115 milionë euro që u paguan për kartonin e tij. Paolo Di Kanio, një njeri edhe i vlerësuar, edhe i kritikuar, deklaron se Romelu Lukaku nuk po bën atë që duhet tek Çelsi dhe se është “i mërzitshëm”. “Kur rritet shkalla e vështirësisë ai nuk shënon gola, – tha Di Kanio, – dhe kjo nuk është për faj të Çelsit, sepse ekipi i tij është në vend të parë edhe pa golat e tij. Ai është thjesht një lojtar funksional, që përshtatet me një lloj skeme. Ai shkonte mirë me skemën e Antonio Kontes. Nuk është si Osimhen (i Napolit), pasi ai ka shpirt dhe fantazi, ndërsa Lukaku është i mërzitshëm”.

Sfidanti.al