Ishte vetëm 25 vjeç, një sportist i shkëlqyer dhe prej vetëm 1 viti i martuar. Shon Uainui, lojtari qendër i kombëtares së regbisë së Zelandës së Re, humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik në rajonin Tauranga, duke lënë pas vetes gruan Peixh dhe dy fëmijë të vegjël. Ai hyri në historinë e kampionatit “Super Regbi” sepse u bë i pari lojtar që shënonte 5 gola me vlerë tripikëshe (trajs-tries) në një ndeshje të vetme. Uainui luajti 4 ndeshje dhe shënoi 15 pikë për Zelandën e Re U20, ndërsa për 6 vjet ishte pjesë e ekipit të Zelandës së Re Maori, që përbëhej nga lojtarë me origjinë maori, pra nga vendasit e lashtë.
Sfidanti.al