Trajneri i Atletikos së Madridit ka një mendim krejt personal për një sjellje të tillë, një lloj etike në fillim dhe në fund të ndeshjeve të futbollit. Diego Pablo Simeone është kundër dhënies së dorës mes trajnerëve kundërshtarë duke e quajtur veprim fals, dhe nuk garanton se do t’ia japë dorën Jurgen Klopit në “Anfild”. Atletiko shkon në fushën e Liverpulit në Champions, ndërsa argjentinasi vrapoi në fund të ndeshjes së parë duke mos iu përgjigjur dorës së zgjatur të Klopit. Përqëndrimi i tij, ndërkaq, ka të bëjë vetëm me një gjë, me rezultatin në këtë ndeshje. Pas humbjes 2-3 në Spanjës, Atletiko rrezikon, por e ka treguar më parë se di të fitojë në “Anfild” siç e bëri një vit e gjysmë më parë kur eleminoi Liverpulin.
Sfidanti.al