Interi, fitorja me Sherifin jep kualifikimin dhe 20 milionë euro fitime

Në shkurtin e ardhshëm do të bëhen 10 vjet që kur zikaltërit kanë arritur për herë të fundit në fazën me eleminim direkt në Ligën e Kampionëve. Kjo histori që nuk u ndryshua dot as me Konten, mund të marrë kthesën me Simone Inzagin në stol, dhe për këtë duhet që Interi të fitojë në Moldavi ndaj Sherifit të Tiraspolit, por edhe që Reali të fitojë ndaj Shahtarit të Donjeckut në Madrid. Kjo do të bënte që milanezët ta kishin më të lehtë në ndeshjen e parafundit ndaj Shahtarit në “San Siro” në 24 nëntor (ndeshja në Ukrainë, 0-0). Një kombinim pozitiv mund ta bënte ndeshjen në Madrid në javën e fundit ndaj Realit, pa vlerë klasifikimi. Bashkë me kualifikimin, interistët do të fitonin edhe 20 milionë euro diçka me shumë rëndësi sidomos në këto kohë vështirësie në bilancin financiar.

Sfidanti.al