Gjithsesi, klubi katalanas nuk do të ketë mundësi që ta ketë legjendën në stol deri pas përfundimit të ndërprerjes ndërkombëtare. Barcelona nuk do ta ketë Ksavin as sot për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në fushën e Dinamos së Kievit, por as në fundjavë në përballjen në stadiumin e Vigos ndaj Seltës në ligën spanjolle. Gjithsesi, për momentin qëllimit iu arrit pasi presidenti Laporta mund të lajmërojë zyrtarisht marrjen e Ksavit si trajner këtë të enjte. Vetë drejtuesit katalanas duan t’i japin legjendës një periudhë 2-javore që të punojë me skuadrën përpara sesa ta drejtojë në një ndeshje.
Sfidanti.al