Asnjë skuadër në Ligën e Kampionëve nuk është dënuar nga fati i keq i lëndimeve sesa ajo katalanase. “El Mundo Deportivo” bën një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në 3 ndeshjet e para dhe që pritet deri në ndeshjen e katërt që Barcelona do të luajë sonte në orën 21:00 në fushën e Dinamos së Kievit. Në total, “blaugranët” kanë pasur 9 dëmtime gjatë kësaj periudhe në Champions, një më shumë sesa Borusia e Dortmundit, që është ekipi i dytë më i goditur. Për fat, trajneri Sergi rikuperon futbollistë të rëndësishëm si sulmuesit Ansu Fati e Dembele si dhe mesfushorin Frenki De Jong, ndonëse Aguero, Pedri e Pike nuk do të jenë sërish. Gjatë kësaj periudhe kanë munduar Arauho, Frenki De Jong, Dembele, Pedri, Ansu Fati, Sergi Roberto, Brejthuejt, Pike e Aguero.
Sfidanti.al