Ka bërë matjet e tij dhe i ka dalë se sulmuesi nga Egjipti meriton gjithçka, se mund të mposhtë Mesin, Benzemanë apo Jorginjon në garën për Topin e Artë të “Frans Futbollit”. Mohamed Salah është padyshim më i miri i botës në 12 muaj për Jurgen Klopin, ndonëse trajneri i Liverpulit nuk mund të përgjigjet për gjënë më të rëndësishme, rinovimin e mundshëm të kontratës së “Faraonit”. Dihet se bisedimet kanë ngecur, ose po ecin shumë ngadalë, nërsa thuhet se Salah ka kërkuar 500 000 paundë stërlina në javë, që do të ishte me diferencë rroga më e lartë në Premier, dhe një nga më të lartat në të gjithë botën në futboll.
Sfidanti.al