U kthye në fushë pas një muaji dhe luajti 90 minuta duke habitur jo pak. Shënoi dy gola dhe nuk çuditi askënd, ndërsa “gallata” më e madhe ishte kur një tifoz i Dortmundit u fut pa leje në fushë, një “invazor” dhe shkoi t’i kërkonte fanelën norvegjezit. Sulmuesi 21-vjeçar ia dha pa problem dhe më pas nisi të kërcente e të festonte me të, ndërsa rojet private prisnin ta dëbonin. Më pas, tifozit ia sekuestruan fanelën, por nëpërmjet Tuiterit, Halandi e mori përsëri bluzën dhe ia dorëzoi për së dyti herë fatlumit.
Sfidanti.al