Përpara sesa të diskutohej mbërritja e CR7-ës në “Old Traford”, opinionistët anglezë theksonin se Mançester Junajtidi kishte nevojë për një mesfushor punëtor, për një “kalë pune”. Të tilla ishin opinionet e një Geri Nevili, Xhemi Karrageri apo Rio Ferdinandit. Kristiano Ronaldo erdhi dhe verboi gjithçka me shkëlqimin e emrit të tij, dhe me golat që shënoi shpejt. Gjithsesi, ndërsa efekti Ronaldo po zhduket, në sipërfaqe kanë dalë problemet për trajnerin Ole Gunar Solskjer. Statistikat tregojnë se Kristiano punon pak, dhe është bërë barrë për shokët, ndërsa mbrojtja po gabon. Karrager thotë se Solskjeri nuk mund të aktivizojë 5 lojtarë ofensivë në formacionin e “djajve të kuq”, pasi nuk do të kishin ekuilibër. Tashmë, pas humbjes me Leisterin, po pyetet nëse fati i trajnerit norvegjez do të jetë i keq, dhe ai do të shkarkohet këtë sezon?
Sfidanti.al