Në Paris nuk sqarojnë shumë, por thonë se sulmuesi brazilian nuk do të jetë i gatshëm për këtë luajtur këtë mesjavë në Champions. Nejmar u dëmtua ndërsa ishte në kombëtare për ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës, dhe nuk ishte në fitoren e së premtes ndaj Anzherit 2-1, ku nuk luajti as Lionel Mesi. Gjithsesi, argjentinasi kthehet për ndeshjen e Championsit ndaj Lajpcigut që është tepër e rëndësishme për fatet e ekipit gjysmëfinalist të vjetshëm. Nuk dihet se kur Nejmar do të kthehet, ndonëse PSG-ja ka më shumë nevojë për të në Champions sesa në Ligën e Francës ku kryeson me komoditet.
Sfidanti.al