Edhe Viktor Orbani paralajmëroi Hungarinë: Ndaloni Uzunin!

Ishte lojtari që e njihte më mirë nga kuqezinjtë, pasi ndodhet tek Ferencvaroshi në Budapest. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, pati botuar një video mbështetëse për kombëtaren “magjare” në prag të ndeshjes me Shqipërinë në eleminatoret e Kupës së Botës. “Ndaloni Uzunin”, – tha kryeministri, që mbështeti ekipin e vendit të tij. Kreu i qeverisë nuk u ndodh në Arenën Pushkash, por e ndoqi ndeshjen nga televizori. Në të vërtetë, Hungaria nuk e ndaloi dot Uzunin, por ishte vetë sulmuesi shqiptar që ndaloi veten duke humbur 2-3 raste për gol, ndonëse suksesi i kuqezinjve erdhi falë golit të shkëlqyer të Armando Brojës.

Sfidanti.al